Historia e Shqiperise

Shqiperia ky emer I veshtire, per t'u shqiptuar ne gjuhen antike arbereshe, me te cilin shqipetaret therrasin Atdheun e tyre, kombi me i vogel dhe me pak i njohur ne Ballkan: nje vend i cili, duke u nisur nga kryengritja fitimtare studentore ne dimerin e 1991 kunder regjimit komunist te Ramiz Alias (pasardhes i tiranit Enver Hoxha), duket sikur eshte shfaqur papritur ne harten gjeografike te Europes. Edhe pse Shqiperia eshte nje realitet edhe me antik, historia e se ciles zhyt rrenjet ne nje te kaluar shume te larget, kur populli Ilir (me prejardhje te supozuar anadollike pushtoi kete territor. Per te vazhduar me pushtimin roman, fatekeqesite barbare, sundimin bizantin dhe invazionet normade e serbe, deri ne mberritjen e sundimit te gjate otoman per te kaluar gjate pushtimit Italian (1939-1943) dhe te nje pavaresie (pas nje periudhe te shkurter te kaluar nen thembren e gozhduar te Wermacht) e cila nga 1945-1991 eshte perkthyer neper diktaturat me shtypese marksiste qe Perendimi ka pare ndonjehere. Pastaj, clirimi, i cili filloi nje faze entuziasmuese te nje rilindjeje demokratike, por te karakterizuar nga turbullsira, paqendrueshmeri politike dhe korrupsion. Ne ditet e sotme kushdo qe eshte i gatshem te guxoje e futet ne zbulimin e ketij vendi te cuditshem dhe kontradiktor duhet te prese per nje eksperience udhezuese te tipit social-dhe kulturore. Megjithese per momentin Shqiperia-nje toke patjeter interesante nga profili natyror-nuk mund te ofroje asgje me teper te pakten nga pikpamja e organizimit turistik, sic e kuptojme ne italianet, tashme te mesuar me te gjitha komoditetet.
Vizitojme Tiranen
Me shume se 600.000 banoret e saj jane te gjithe te terhequr nga mireqenia e bere ne Itali dhe USA. Nje kryeqytet i ngjashem me nje kantier te tejmbushur, te bllokuar me makina dhe kamiona dhe subjekt i black out - eve te shpeshta te energjise elektrike. Ndertohet me ritme te shpejta dhe pa kaluar neper detaje. Por nderkohe-shtojme ne-ndertohet, pra paisjet qyteti me te gjitha ato sherbime moderne edhe pak te kota, qe ne kohen e regjimit ishin te pamenduara. Jo te gjitha pallatet e reja apo rezidencat jane nje mrekulli megjithate jane me mire sesa kazermat gri brenda te cilave jetonin qindra familje. Sot Tirana rezulton te jete akoma nje qytet fortesisht i "pakompesuar" dhe i pushtuar nga nje mori ish-fshataresh dhe argatesh ne kerkim te fatit; nje situate kjo e fundit qe ka krijuar jo pak probleme megjithese qeveria po mundohet te gjeje nje rrugedalje. Rindertimi i shpejte dhe progresi kane terhequr ne kryeqytet shume shqipetare, por nga ana tjeter behet fjale per nje fenomen qe pati mundesi per tu veretuar edhe ne Italine e pasluftes se dyte. Megjithate pjese e popullsise rurale dhe malore-ajo me perpara ne vite-vazhdon te mbetet e kapur pas baneses se vet e kostumeve te veta. Barinjte vazhdojne te cojne tufat ne kullote midis ullishteve e fushave dhe ligji i kanunit fuqizon i patrembur midis "gegeve", njerezve te ashper te veriut skijor. Duke vizituar vendin cka godet para se gjithash eshte natyra, qe ne pjesen me te madhe vazhdon te mbetet e pashkelur dhe thurja e saj me tulla dhe cimento te perpunuara nga njeriu: keto pamje arkitetonike te neveritshme, te mbetura qe nga regjimi perzihen me realizimet e shumefishta te mepasshme (dhe shpesh te diskutueshme), pjeserisht fryt i hulumtimeve te reja te ndertimit. Sic eshte e qarte nuk mungojne gjerat e bukura dhe me vlere, si kishat antike ortodokse dhe katolike te zbukuruara ne brendesi te tyre me afreske te bukura (teresia e te cilave u mbyllen nga Satrapi Hoxha i cili ne 1967 e mendoi mire te qeveriste Shtetin e pare Ateist te Botes) rrenojat e keqruajtura te fortifikimeve bizantine dhe veneciane te Durresit, xhamite e bardha, fshatrat bregdetare plot me diell dhe fshatrat antike malore gati nentoke, te kapura pas shkembit ne kohen e shkuar, krenar per izolimin e tyre te shkelqyer dhe dramatik. Po, sepse ne Shqiperi, rruget dhe infrastruktura ne pergjithesi lene per te deshiruar, madje shume. Te vizitosh ne thellesi kete vend nuk eshte e lehte. Duhen kaluar qindra kilometra rruge malore te ngushta dhe pa trotuare, te perballosh pika luhatese dhe pengesa. Por ja vlen sepse rajoni eshte teper i ndritshem, i shumellojshem, terheqes. Fusha jeshile me pjese te pakultivuar, kodra te thata nga shembjet e tokes, jo te forte e me maja te ashpra ku mund te humbesh syte. Nje peisazh me nje kufi fundor Shqipetar: i gerrmuar nga lumenj e rrekenj te vrullshem plot me trofta, i yjesur nga liqene, i rrethuar nga gryka te thella nepermjet te cilave papritmas mund te dalesh neper lugina, bukuri e papritur. Per tu ngjitur me pas nepermjet pikave te vjetra romake te rruges Egnatia jeleve te perpjeta e majave te ftohta e te largeta, te dendura me bredha dhe te populluara me drere, kaproj, ujqer, rreqebull e arinj. Tek e fundit nje aventure per syte e shpirtit: nje kercim prapa ne kohe, ne nje realitet gjeofizik pothuajse ne kufinjte e Lindjes dhe te misterit; sigurisht pertej panoramave natyrale qetesuese e paqesore me te cilat jemi mesuar. Terreni malor dhe natyra e Shqiperise nuk kujtojne paqen bukolike, por grindjen midis njeriut dhe mjedisit, luften per mbijetese. Ketu njerzit nuk mund t'ia lejojne vetes te jene te dobet dhe akoma me keq romantik. Nese don te fitosh malin Shqipetar duhet te jesh nje me te, ose te pakten nje hero, sic ishte kryetrimi kristian Gjergj Kastrioti Skenderbeg i cili gjate gjysmes se pare te xv, u bashkua pikerisht me kete natyre te papershkrueshme per te luftuar per te prapesuar e shfarosur turmat turke te ardhura nga Lindja. Le te rikthehemi ne Tirane. Ketu, ashtu si ne qendrat e tjera urbane te vendit cka godet me shume eshte ne fakt thyerja e paster qe ndan berthamen banuese nga mjedisi i jashtem. Neper qytetet shqipetare fshihesh ne kerkim te rregullimit. Nuk jane te shumta minaret e rralla te kryeqytetit apo Sheshi I madh Skenderbeg qe te kuriozojne, por vete grumbullimi i zhurmshem dhe banesat e tij arkitektonike e antropologjike. Ajo qe duket ne menyre thelbesore eshte kontradikta, por edhe perzierja e kushteve urbanistike dhe e menyrave te ndryshme te jeteses. Ne Tirane ajo cka te habit jane kantieret e pafundme ne qiell te hapur, rruget me pluhur, trafiku, femijet lypes perpara hoteleve te pakta luksoze, stacionet e pafundme te lavazhit te makinave dhe shtrirja e dyqaneve, restoranteve, bareve e pubeve te cdo lloji. Te habit dhe shtrirja e antenave parabolike; nje sinjal qe tradheton nje ankth te dukshem kundershtie ne lidhje me izolimin e detyruar dhe te plote qe Vendi ka hequr gjate diktatures komuniste. Mbi cati e pergjate fasadave te pallateve, por dhe barakeve te periferise, mbizoterojne mijera antena satelitore ne gjendje qe te kapin 24 ore pa pushim mijera lajme dhe shembuj te steriotipezuara ose reale nga jeta me origjine nga bote te tjera, disa prej te cilave, p.sh Italia, nuk jane large as qindra kilometra. Po, sepse shqipetari mesatar pervec endrres amerikane mbi te gjitha vazhdon te tunde endrren italiane ndoshta sepse eshte me e lehte. Jane shkelqimet e modes se larte, pasuria siperfaqesore dhe mbi te gjitha, kampionati i futbollit qe bejne shqipetaret te cmendur entuziast. Ne Vendin e Shqiponjave (qe gjthsesi lavderon nje nje Federate te ringjitur ne 1913) futbolli eshte shume i ndjekur dhe merret si nje droge. Mjafton te mendosh qe ne fund te Marsit (2003) me rastin e ndeshjes Shqiperi-Skoci, luajtur ne Stadiumin e Tiranes, ishin me shume se 20.000 tifoze neper stadium, qe bertisnin dhe valevitnin flamujt. Por ne Shqiperi, per shkak te heqjes se turneve te pakta lokale, gezohet dhe vajtohet per levizjet e Juventusit, Milanit apo Lazios. Njelloj sikur po ndjekin me nje shpirt emotiv te njejte, aventurat e komisarit Montalban: nje shembull shume i vleresuar si force dhe egoizem. Por nuk eshte gjithcka. Per te treguar se televizioni Italian ka efekte hipnotizuese mbi shqipetaret (justifikimit te tyre te pjesshem duhet t'i kujtohet qe gjate regjimit te Hoxhes kush zbulohej duke pare nje transmetues te huaj cfaredo, merrte 8 vjet pune te detyruar ) mjafton te mendosh qe ndiqet me shume nje emission si Porta a Porta ( Dere me Dere) e Bruno Vespa, se sa debatet politike ndermjet perkrahesve te kryesocialistit Fatos Nano dhe rivalit te tij te qendres se djathte Sali Berisha. Shqipetaret zhvendosin e projektojne idete dhe shpresat e tyre politike ne personazhe apo shkaqe ideologjike te jashteme. Tifozllek per Berluskonin apo per D'Alemen: projekte eksponenciale te Berishes e te Nanos. Te vetmit leader italiane qe shqipetaret nuk arrijne te deshifroje jane Bertinoti dhe Cossuttet. Kuptohet, pas gelltitjes se nje diktature si ajo e Hoxhes askush nga keto ane deshiron te degjoje te flitet per komunizem dhe marksizem. Ata pak shqipetare qe kujtojne me keqardhje diktatorin jane ne fakte jetimet e regjimit te kaluar, ish te privilegjuarit domethene ato pak burokrate e police qe kane mbetur ne pune. Ashtu sic eshte e vertet qe shqipetaret vazhdojne te enderrojne Italine nepermjet ritransmetuesve tane, eshte dhe e vertet qe njerzit ketu-nuk jane aspak budallenj dhe aq me pak pa iniciative-kane kuptuar shpejte qe mund tja dalin mbane vete. Jo rastesisht, pikerisht ne keto vitet e fundit, ne Shqiperi kane dalur shume ritransmetues rreth 75-ve, disa prej te cileve, me thene te verteten, te strukturuar mire edhe pse te klonuar nga ato italiane. Le te kthehemi per nje shetitje pergjate rrugeve te qyteteve. Nese ne brendesi te banesave ose ne lokale ritransmetuesin e quajne si pronar, pergjate udheve te ndara shqipetare automjete te shumfishuara pa mase, po mesojne nje shteg ne zakonet dhe kostumet e nje populli i cili 10 vjet me pare kishte besim te madh tek qerrja e terhequr nga gomari. Kohet kur nje inxhinier fitonte maksimumi 10 dollare ne muaj, fatemiresisht kane ikur dhe rritja aktuale ekonomike e ngadalte dhe e corientuar lejon te enderrosh edhe ne rruge. Per nje shqipetar mesatar zoterimi i nje makine nuk eshte me nje vegim konsumues; nuk eshte nje pune e vogel (d.m.th nje perfitim per burokratet e partise ). Perballe nje rroge mesatare prej rreth 150/200.000 lireta ne muaj, mund te tentohet blerja. Me kushte qe ta zgjedhe te perdorur ose edhe per te prejadhurat me pak te qarta. Rruget kryesisht ato te Tiranes jane nje bllokim automjetesh, pjesa me e madhe me litrazh te vellimshem, pothuajse te gjitha Mercedes, te keqmbajtura nga nje ushtri e vogel policash uniformat e te cileve i ngjajne uniformave te rojave gjyqesore te lena pas dore. Policet bejne c'te mundin per te rregulluar trafikun. Madje ngjisin dhe gjoba, por gjithsesi mundohen te lehtesojne fenomenin e drejtimit te rrezikshem dhe te pakujdesise thelbesore ne lidhje me ndalimet dhe perparesit. Terbimi me kater rrota shperdoron ligjin dhe duhet kohe per te arritur respektimin e plote te kodit te rruges. Nga rruget per ne restorante eshte ne furnizim. Duket sikur ka kaluar nje shekull qe kur, gjithmone gjate regjimit komunist, per te blere gjysem litri qumesht nje qytetar shqipetar duhej te ngrihej ne tre te mengjesit per te qendruar me ore te tera ne rradhe para dyqaneve te autorizuar. Apo kur per te blere njeqind grame mish pritja fillonte qe nje nate me pare duke pritur kamionin qe vinte nga fshatrat. Sot gjithcka ka ndryshuar ne Shqiperi, nen kete aspekt, duke sikur asgje nuk mungon ose pothuajse. Dyqanet e produkteve ushqimore jane te pafundme, gjithashtu edhe tregjet. Banaqet kane nje bollek frutash e zarzavatesh dhe dyqanet e mishit shtyjne qe turisti te behet vegjetarian. Mishi-pergjithsisht i cilesise se mire-vazhdon te pritet si dikur, pra pertoke, nen nje re mizash. Por vendasit nuk duket sikur i kushojne rendesi dhe nuk heqin dore nga ajo thela edhe pse higjena mungon dhe Nas vazhdojne ti perkasin fantashkences. Te gjithe blejne e shesin ne tingullin e lekut, monedhe me vlere vagelluese. Ne Shqiperine e re oferta eshte gjithmon e zgjuar per te kenaqur kerkesen. Ne Tirane, sic thuhet: gjithcka eshte lehtesisht e gjetshme: nga impianti hi-fi tek enelarsja nga vera italiane tek shampanja, nga makinat luksoze tek ato ekonomike, nga cekani i gomes tek celulari i tipit te fundit, nga pica tek karkalecat. Mund te jete kryeqyteti i ligjeshem, por me shpesh i paligjeshem, i vene ne qarkullim ne vend; mund te jete vala e gjate e ndihmave nderkombetare financiare ose perfitimi i ardhur nga te ardhurat e 700.000 shqipetareve te emigruar jashte vendit. Mund te jete mrekullia e mijevjecarit te ri por Tirana nuk eshte me qyteti i 1991 pra i vitit zero, kur pas kryengritjes se studenteve, banda te te deshperuarve te armatosur deri me dhembe shkuan ne drejtim te eres, duke ndjekur e varur ne peme ushtaret e urryer te Hoxhes dhe duke plackitur depot e miellit e te bukes. Te jep nje lloj ndjesie te shohesh ne bulevardin e Tiranes nje kohe te njollosur me gjak kufomash shume te rinj, te veshur pak a shume sipas modes, duke shkuar nga nje bare tek tjetri, nga nje pub tek nje diskoteke ne kerkim te muzikes, pijeve dhe lirise: ne kerkim te Perendimit tek e fundit keta te rinj qe veshin rrobat e bashkemoshatareve te tyre italine, te llastuar me unaze ne hunde dhe barkun e mbushur me cokollata. Aspak ndonje lloje revolucioni social dhe nuk i himnizojne miteve jo globale. Te ardhur jashte familjeve qe kane jetuar pjesen me te madhe ne varferi e padrejtesi, te rinjte shqipetare deshirojne vetem te behen perendimor, brenda kufinjve te caktuar, te konsumojne cfare kapitalizmi ka shkaperdredhur me duar plote, deri ne te vjella, bashkemoshatareve te tyre Italian. Objektivi i te rinjve kryesisht i studenteve shqipetar eshte te punojne dhe te zhvillohen ekonomikisht dhe nga ana shoqerore. Jo rastesisht, prej disa vitesh ne keto ane e kryesisht neper qytete po zhvillohet nje shtrese e re shoqerore gjysem laike e liberale, e perber nga tregtaret me te shkathet, nga funksionaret me te zgjuar te administrates publike te rifutur ne parti pas eksperiencash nga jashte nga gazetare te gjenerates se re dhe nge intelektuale. Po, nga intelektuale. Sepse ne Shqiperi intelektualet "e vertete" e konsiderojne pritjen dhe konsolidimin e borgjezise si faktin e vetem revolucionar dhe udheheqes, qofte nen profilin ekonomik dhe ate kulturor. Por nuk ka shume per tu habitur. Ne nje vend qe per shekuj eshte qeverisur nga nje nomenklature e ngushte e partise e cila kishte si qellim te vetem te detyronte popullin nen nje nenshtrim feudal, eshte mese normale. Shperthimi i kantieristikes urbane per te cilen kemi folur dhe qe karakterizon nje pjese te madhe te aktivitetit kombetare , ka kapur nje rreth virtuoz, por dhe nje fare korrupsioni kryesishte ne disa sektore te administratespublike qe vuajne akoma shekujt e nje ekonomie te mbyllur e te nje mentaliteti fisnor. Eshte e qarte qe behet fjale per nje fenomen negativ, ndoshta fiziologjik qe shpesh neper vendet e prapambetura i shoqerohet deshires se tepruar e te tejkaluar per te bere dhe per te permirsuar. Por kujdes se mos kalohet nga nje fije bari ne nje tufe nga te gjitha sebashku, shqipetaret punojne shume dhe ndershmerishte sipas regjistrit te gjendjes civile popullesia eshte shume e re (mosha mesatare nuk i kalon te 26 vjecet); treguesi i shkollimit po rritet shpejt. Popullsia globale eshte e mbyllur (pak me shume se 3 milion banore): nentoka shqipetare eshte e pasur me minerale, gas dhe nafte: fshatrat nese te shfrytezuara sic duhet mund te furnizojne nje sasi e shumellojshmeri te larte produktesh. Peisazhi, kryesisht ai i bregdetit Adriatik, mund te shfrytezohej per qellime turistike. Tek e fundit, potencialet per nje rritje ekzistojne dhe sipermarresit e rinj shqipetare-nese te shkolluar sic duhet, te adresuar e te mbeshtetur-mund te transformojne fytyren e kombit te tyre. Dhe eshte pikerishte ne kete optike qe leviz qeveria jone e interesuar qe shqiperia te shpetoje sa me shpejte nga vendesit e saj te keqinj. Jo me, pra, subvecione ne shi, por programe zhvillimi e financime te studiuara dhe miratuara. Ata qe e kerkojne kete gje jane vete shqipetaret. "Italia"-shpjegojne ne Ministrine e Ekonomise-eshte "dhuruesi " i pare bilateral i Shqiperise (perpara Gjermanise e Shteteve te Bashkuara) dhe i treti absolut pas Bashkimit Europian dhe Bankes Boterore, qofte per sa i perket angazhimeve si dhe per shumat e shperndara efektivisht (rreth 15% te totalit). Me 3 Prill 2002 qeverite e Romes dhe te Tiranes kane firmosur Protokollin Trevjecar te Bashkepunimit 2002-2004 qe do te sjelle rimbursimet teresore prej 200 milion Euro (qe do ti shtohen 400 milioneve te shperndare ne periudhen 1991-2001). Ne kete aspekt qeveria italiane eshte angazhuar ne projektet e meposhteme te zhvillimit:
1. furnizimi i energjise elektrike (30 milione euro ) per perballimin e mungeses se madhe te saj, qe paralizon sistemin prodhues;
2. nderhyrje ne ndertimin dhe perteritjen kanalizimeve ujore, rrugeve, te hekurudhave dhe rivendosjen e portit te Vlores;
3. hapje kredish dhe asistence teknike per nderrmarjet private dhe shteterore;
4. nderhyrje e mbeshtetje te shkollave fillore, gjimnazeve dhe universiteteve;
5. shtysa per bujqesine (furnizim me mjete bujqesore, kultivime te reja, ujitje;
6. asistence ne sektorin mjedisor, ekologjik, kulturor, institucional, social dhe te formimit professional. Pervec ketyre ne kuadrin e "Paktit te Stabilitetit" per zonen ballkanike, aprovuar nga parlamenti Italian ne ligjin 84/2001 ka hyre nje vendim shtese prej 100 miliard liretash per aktivitetet e zhvillimit dhe te demokratizimit te te gjithe zones ballkanike. Me keto premisa mund te guxohet qe sic thote vete qeveria e Tiranes-ne harkun kohor 2-3 vjet Shqiperia mund-ne saje te mbeshtetjes thelbesore politiko-ekonomike e ushtarake italiane-te dale perfundimishte nga "situata emergjente" aktuale, duke hyre me se fundi ne nje rimarje apo rifillim te shpejte e te vazhdueshem ne ligjshmeri, ajo qe duhet te shuaje plotesishte fenomenin e dhimbshem te emigrimit. Ndoshta ne kete pike mund te jene investuesit e rinj e nderrmarjet italiane t'i japin jete nje eksodi te kundert per te kontribuar dhe ato (nese na lejohet nje teprice optimizmi ) ne transformimin e Vendit te Shqiponjave ne nje Zvicer te vogel ballkanike e shfaqur mbi nje det enderrash.
Informacione te pergjithshme:
Blej
she shes
Tragete
tragetet Bari/Durres, Ankona/Durres, Trieste/Durres, Brindisi/Vlore; lidhjet
ajrore nga Tirane ne Rome, Milano, Bolonja, Bari dhe Verona (con Alitalia, Belle Air ,Ada Air
e Albanian Airlines,
Albatrosairways).
Dokumente
te nevojshme per hyrje ne vend
Pasaporta eshte e nevojshme. Vize hyrje: ne hyrje te kufirit (tokesor, detar, ajror) pervec pasaportave diplomatike dhe te sherbimit, eshte e detyrueshme pagesa prej 10 Euro per vizen.
Situata shendetesore
Strukturat mjekesore spitalore publike vazhdojne te mungojne ndersa
disa struktura shendetesore private jane te nivelit me te larte sesa
ato publike edhe pse gjithsesi nuk jane ne gjendje te kryejne nderhyrje
me komplekse.
Patenta dhe
drejtueshmeria e rrjeti rrugor
Patenta italiane pranohet.
N.B : E nevojshme Certifikata nderkombetare e qarkullimit ( qe merret
prane c/o M.C.T.C) per te importuar perkohesisht dhe qarkullimin me
makinen perkatese.

Kerko
dhe gje pune